spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
15:39
HomeKosovaNë Qeveri nis takimi mes Bislimit dhe Sorensenit

Në Qeveri nis takimi mes Bislimit dhe Sorensenit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku po zhvillon një takim me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi.

Vizita e Sorensen në Prishtinë vjen mes ngërçit institucional dhe për këtë vizitë nuk pati njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

Takimi nisi nga ora 11:00 dhe nuk dihet nëse Sorensen do të deklarohet për media.

Sorensen para takimit me Bislimin qëndroi në KFOR ku u takuar me komandantin Enrico Barduani.

- Advertisement -

Emisari i BE-së qëndroi në Prishtinë në mars të këtij viti ku zhvilloi takime njoftuese me krerët e vendit. Pas vizitës në Kosovë, ai kishte shkuar edhe në Serbi.

Sorensen ka në fokus kryesisht zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat