spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
03:05
HomeKosovaÇitaku: Kurti s’u ka çuar ftesë të shkruar për takim - “donim...

Çitaku: Kurti s’u ka çuar ftesë të shkruar për takim – “donim të diskutonim për parimet”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nesër, me fillim nga ora 11:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Ky është takimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër mes kreut të VV-së dhe Abdixhikut, ndërsa PDK-ja është në pritje të një shkrese zyrtare për takim.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo tha se partia nuk ka marrë ftesë zyrtare nga kryeministri për takim.

- Advertisement -

“Ne kemi kërkuar që ai të dërgojë një shkresë zyrtare dhe jo të na ftojë nëpër kanale të WhatsApp-it. Përveç emrave, ne kemi kërkuar që para së gjithash të takohemi për parimet”, deklaroi deputetja.

Pas mbledhjes së Kryesisë e cila u zhvillua gjatë kësaj jave, Çitaku theksoi se zgjedhja e presidentit të vendit është një moment shumë i rëndësishëm për demokracinë parlamentare.

“Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë, ndërsa PDK-ja ka vetëm 22 deputetë. Nëse shumica parlamentare është e interesuar për të zgjedhur presidentin, nuk e ka opsion vetëm bashkëbisedimin me PDK-në, por ka edhe mundësi të tjera”, tha nënkryetarja e Kuvendit.

Në anën tjetër, Kosova ka hyrë në dhjetëditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa 28 prilli është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Vazhdojnë konsultimet: Kurti takon sërish Abdixhikun për presidentin

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat