spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
03:05
HomeKosovaVazhdojnë konsultimet: Kurti takon sërish Abdixhikun për presidentin

Vazhdojnë konsultimet: Kurti takon sërish Abdixhikun për presidentin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të zhvillimeve të fundit në skenën politike të Kosovës, të hënën pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ky takim, i cili do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe temë mbetet çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Të hënën në orën 11:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

- Advertisement -

Takimi është konfirmuar për mediat nga zyrtarë të LDK-së.

Ky është një tjetër hap në vazhdën e kontakteve ndërmjet dy liderëve, që synojnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e presidentit.

- Advertisement -

Kosova po hyn në një fazë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, ndërsa afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 28 prill, po afrohet pa një marrëveshje të qartë politike.

Nëse deri në fund të afatit nuk zgjidhet presidenti, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.

Deri më tash, mungesa e konsensusit dhe bojkotimi i seancave nga opozita kanë pamundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm për votim.

EKSKLUZIVE / Haxhiu: Marrëveshja për presidentin mund të arrihet brenda pak orësh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat