Shpat Kasapi dhe gruaja e tij, Selvije Jao, mund t’i japin fund martesës së tyre.
Sipas burimeve të afërta të çiftit, marrëdhënia e tyre ka hyrë në një periudhë të vështirë mund, të çojë në ndarje.
Shenjat e para janë vënë re nga fansat, të cilët kanë zbuluar se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë fshirë të gjitha fotot.
“Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ – sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes”, ishte mesazhi i fundit i shkruar nga Selvija, që i hidhte flakë dyshimeve.