spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:57
HomeSportBarcelona pranë titullit – Mund të shpallet kampione të enjten

Barcelona pranë titullit – Mund të shpallet kampione të enjten

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Barcelona është vetëm një hap larg shpalljes kampione të La Ligës, dhe gjithçka mund të vuloset që në mesjavë. Skuadra katalanase ka mundësinë të sigurojë titullin edhe para fundit të sezonit, në varësi të rezultateve të dy ndeshjeve kyçe.

Nëse Real Madridi nuk arrin të fitojë ndaj RCD Mallorcas, atëherë Barcelona automatikisht shpallet kampione, pa marrë parasysh rezultatin e saj ndaj Espanyolit.

- Advertisement -

Megjithatë, edhe në rast se madrilenët fitojnë në ‘Santiago Bernabéu’, Barcelona do ta ketë gjithçka në dorë. Fitorja në derbin katalanas kundër Espanyolit, të enjten, do t’i mjaftojë për të siguruar matematikisht titullin kampion në La Liga, duke e bërë kështu të pavlefshëm çdo rezultat tjetër.

Katalanasit janë në rrugë të sigurt drejt trofeut të shumëpritur, që do të ishte i pari në epokën e trajnerit Hansi Flick.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat