spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:56
HomeKulturëShowBizAlba dhe Limi japin versionet e tyre pse lanë papritur Fermën

Alba dhe Limi japin versionet e tyre pse lanë papritur Fermën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një nga largimet më të përfolura nga Ferma VIP ka qenë ai i Limi-t, i cili u tërhoq nga gara papritur, pas largimit të Albës. Në një rrëfim pas daljes, Limi sqaroi arsyet që qëndrojnë pas vendimit të tij, duke theksuar se pjesëmarrja në spektakël ishte një përvojë që kishte dashur ta provonte, por pa ambicie për të fituar.

“Unë e kam pas një plan për rrugëtimin tim. E kam pasur të limituar kohën time në Fermë. Çdo ditë po e shtyja. Kjo eksperiencë ishte diçka që doja ta provoja, çfarë nuk kemi bërë në jetë, thashë ta bëj edhe këtë. Por nuk kam hyrë që të jem më i miri apo për të fituar,” tha Limi.

- Advertisement -

Ai theksoi se vendimi për t’u larguar ishte marrë me urgjencë dhe se eksperienca, ndonëse e shkurtër, kishte qenë e paharrueshme:

“Kam kaluar shumë bukur dhe nuk do e harroj asnjëherë. Por doja të dilja. Jam mësuar të jem pas kamerave – kjo ishte hera e parë që isha 24 orë nën vëzhgim. Ndonjëherë nuk thoja dot atë që doja.”

- Advertisement -

Në lidhje me marrëdhënien me Albën, ai konfirmoi se vazhdojnë të jenë bashkë edhe jashtë fermës, por zbuloi se një debat mes tyre kishte ndikuar në ecurinë e tyre në spektakël:

“Unë me Albën vazhdoj. Por para një jave kishim një debat. Alba deshi të largohej dhe unë e ndalova. Jemi në një marrëdhënie, kemi ngrene pire dhe ndenjur bashkë nga dalja deri tani“, tha Limi.

Kurse Alba sqaroi për herë të parë publikisht arsyet e largimit të saj:

“E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas parimeve”, u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj ishte i menduar dhe i pandikuar.

Në lidhje me spekulimet për raportin mes saj dhe konkurrentes tjetër, Nenes, dhe “tradhtinë” e dyshuar të Limit me të, Alba u shpreh prerë:

“Nena për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah”.

E pyetur nga Luana për “sekretin” e saj dhe Limit, për të cilin Alba ka thënë gjatë gjithë qëndrimit në fermë se nuk flet dot për të, Alba tha se bëhet fjalë për besën.

“Unë dhe Limi e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin. Që jemi marrë vesh me sy, kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun”.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat