spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:24
HomeKulturëShowBizJoz Marku rrëfen për incidentin në finale dhe thashethëmet për dhunë ndaj...

Joz Marku rrëfen për incidentin në finale dhe thashethëmet për dhunë ndaj ish-partneres

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Jozefin Marku ka folur për herë të parë në “Goza dhe Gra”, pas incidentit në BBV.

Ai iu përgjigj pyetjes për akuzave që qarkullojnë, ku thuhet se ai i ka ushtruar dhunë ish-partneres në Zvicër.

- Advertisement -

Loredana: A është e vërtetë që ke përdorur dhunë në Zvicër?

Jozi: Patjetër që do ta mohoj, kjo është një shpifje nga disa njerëz pa asnjë lloj vlere që shpifin. Dikush nëse unë kam bërë një gjë të tillë, në qoftë se tregojnë letrat, unë e di si jam vetë, kanë hedhur shumë gjëra për mua. Unë e njoh veten e di çfarë kam bërë. Fama nuk është e lehtë. Mundet të dalë dikush me prova… nuk janë aspak të vërteta.

- Advertisement -

Sa i përket incidentit, Jozi po ashtu bëri reagimin e tij të parë, teksa tregoi nëse ka kontaktuar me Gjestin.

Gerta: Ke pasur kontakte me Gjestin pas incidentit?

Jozi: Kontakt me gjestin nuk kemi pasur. Kemi shumë miq të përbashkët, por akoma nuk kemi pasur kontakt. Kam kërkuar të dëgjoj veten më shumë, jam munduar ta kaloj situatën në mënyrën më të qetë. I jam përkushtuar muzikës. Shumë suksese gjestit, thash më parë keqardhjen që është ndjerë keq dhe e ka përjetuar keq. Jeta vazhdon.

Ai tha se veprimi i tij ishte një shpërthim emocional dhe i pa paramenduar.

Këngëtari rrëfeu dhe ndjesinë që përjetoi teksa u shoqërua nga policia, ku tha se nuk donte të shoqërohej me pranga.

Pjesë nga intervista:

Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?

Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.

Egla Ceno: Çfarë të shtyu?

Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh.

Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, dhe patjetër ishte një provokim.

Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?

Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që është ndjerë keq në këtë situatë.

Egla Ceno: Çfarë tha familja?

Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.

Egla Ceno: Nuk ishe shoqëruar më parë nga policia me pranga?

Jozefin Marku: Ishte e hera e parë.

Rudina Dembacaj: Herë tjetër të kanë marrë prej dore?!

Jozefin Marku:: Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq.

Rudina Dembacaj: Nga kush pretendoje më shumë mirëkuptim?

Jozefin Marku: Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga.

Kleoniki Delijorgji: Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh.

Jozefin Marku: Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq.

Egla Ceno: S’jemi për mua këtu, jemi për ty. Arroganca jote ‘on top’.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat