spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:28
HomeSportRonaldo drejtë largimit nga Arabia Saudite

Ronaldo drejtë largimit nga Arabia Saudite

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas dy vitesh në Arabinë Saudite, aventura e Cristiano Ronaldos me Al Nassr ka ardhur në fund.

Muaji i mjaltit ka përfunduar për yllin portugez, i cili, pas humbjes së skuadrës së tij me rezultat 3-2 ndaj Al Fateh, ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale me një mesazh të qartë dhe simbolik: “Ky kapitull është i mbyllur. Historia? Ende po shkruhet. Faleminderit të gjithëve”.

- Advertisement -

Një deklaratë e fortë nga 40-vjeçari, që duket se konfirmon zërat për largimin e afërt.

Rinovimi me Al Nassr nuk është më në tryezë dhe Cristiano do të largohet sapo t’i përfundojë kontrata më 30 qershor.

- Advertisement -

Tashmë gjithçka tregon se ai është në pritje të një firme me një klub që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, që nis më 14 qershor.

As goli i tij i 25-të sezonal në kampionat dhe i 936-ti në karrierë, nuk mjaftoi për të larguar hidhërimin e një sezoni pa trofe, ku Al Nassr u mposht në garë nga rivali kryesor, Al Ittihad.

Sipas spekulimeve të fundit, një pistë intriguese çon në Meksikë, te skuadra Rayados de Monterrey, ku aktualisht luan Sergio Ramos, ish-bashkëlojtari i Ronaldos te Real Madridi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat