Sergio Conceiçao nuk do të jetë më trajner i Milanit.
Klubi kuqezi ka bërë publik njoftimin nëpërmjet një komunikate zyrtare:
“AC Milan dhe Sérgio Conceição nuk do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku në sezonin e ardhshëm. Klubi dëshiron ta falënderojë Sérgio-n dhe stafin e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në drejtimin e Ekipit të Parë gjatë këtyre muajve. Familja kuqezi i uron trajnerit, që kontribuoi në fitimin e trofeut të 50-të në historinë e Milanit, gjithë të mirat për të ardhmen”.
E në vend të tij, rikthehet Massimiliano Allegri, i cili u bind në kohë rekord nga drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare
Kontrata e Allegrit me Milanin do të jetë e vlefshme për tri vitet e ardhshme.
Paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon.