spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeKulturëShowBizNga pjesëmarrja në Big Brother tek projektet e reja

Nga pjesëmarrja në Big Brother tek projektet e reja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-banorja e BBV, Egli Tako, ka zbuluar më tepër detaje nga kënga e saj më e re, “Jetë”.

Ajo tregoi se përpara se të futej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka pasur disa projekte muzikore gati.

- Advertisement -

Sa i përket dedikimit, ajo nuk dha një emër konkret, se kujt i referohen vargjet në këngë.

“Pikë së pari, sa i përket kinematografikë jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik. Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë. Përkundrazi… madje nëse kam lobuar për një profesion të caktuar ka qenë muzika. Që unë e kam thënë që nuk jetoj dot pa muzikë. Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim”, u shpreh Egli.

- Advertisement -

Egli është pyetur nëse është penduar për diçka nga rrugëtimi i saj në Big Brother VIP.

Ish-banorja u shpreh se çdo gjë nga rrugëtimi i saj brenda shtëpisë i ka dhënë një mësim.

“Nuk bëhem pishman nga asgjë që kam bërë në BBV. Çdo hap në jetë është një mësim. Duke gabuar, duke mësuar. Sa gjëra më kanë vrarë aty brenda. Faji gjithmonë ngelet jetim. Nuk dua që asgjë të fshihet nga Big Brother VIP. Më shumë me Prishtinën po më lidh puna. Fifi është një nga menaxheret e mia”, u shpreh Egli.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat