PSG dominoi fillimin e finales së Champions League në Mynih kundër Interit, por tensionet shpërthyen në Champs-Elysees dhe rreth Parc des Princes, ku tifozët u mblodhën masivisht për të parë ndeshjen nga distanca dhe për të festuar.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë konfuzion në vendngjarje, me tifozë që vrapojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën përballë shpërthimeve.
Pranë Parc des Princes, ku ndeshja po transmetohej në një ekran gjigant policia përdori gaz lotsjellës.
5.400 oficerë policie dhe xhandarë u mobilizuan ndërsa të paktën 294 persona u arrestuan.
Kështu gjatë festimeve për fitoren e PSG-së në Ligën e Kampionëve, mes fishekzjarrëve dhe një turme që brohoriste, një ‘BMW’ që po ecte me shpejtësi të lartë përplasi katër persona, dy djem 17-vjeçarë dhe një vajzë 23 vjeçare dhe një tjetër 46 vjeçe.
Pas incidentit shoferi braktisi makinën dhe tentoi të largohej, por nuk ia arriti pasi ra në prangat e policisë.