spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:25
HomeKulturëShowBizXhensila gati sa e puth Ledrin (Video)

Xhensila gati sa e puth Ledrin (Video)

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas suksesit të padiskutueshëm të bashkëpunimit të tyre në këngën “Ma Kthe”, e cila ka kapërcyer kufijtë e miliona shikimeve dhe është kthyer në një nga hitet më të dëgjuara të momentit, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë vijuar promovimin edhe përmes koncerteve live, raporton Storm.

Ata performuan së bashku në një koncert madhështor në Zvicër, ku atmosfera ishte elektrizuese dhe publiku i zjarrtë.

- Advertisement -

Por ajo që bëri më shumë zhurmë në rrjetet sociale nuk ishte thjesht interpretimi i këngës – por afërsia e dukshme mes dy artistëve në skenë, e cila u kap nga kamerat e spektatorëve dhe u bë virale brenda pak orësh.

Në video Xhensila dhe Ledri shihen duke kërcyer në një mënyrë tepër sensuale dhe të sinkronizuar, gjë që ka bërë që komentet të shpërthejnë: disa e shohin si thjesht një performancë artistike dinamike, ndërsa të tjerë kanë aluduar për një kimikë të veçantë mes tyre që mund të shkojë përtej skenës.

- Advertisement -

Në një moment, Xhensila veç sa nuk e puth në buzë Ledrin, duke nxitur edhe më shumë zërat se dyshja janë në një romancë, ani se asnjëri nuk e ka pranuar.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat