spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
23:27
HomeKosovaZgjedhjet 2025Elezi i KQZ-së: Kandidati për kryetar komune duhet të jetë banor i...

Elezi i KQZ-së: Kandidati për kryetar komune duhet të jetë banor i asaj komune, së paku 3 vjet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar kushtet që duhet t`i plotësojë një kandidat apo kandidate që duhet të garojë për kryetar të një komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka bërë me dije se kandidati për kryetar të komunës duhet të jetë për së paku 3 vjet banor i komunës, në të cilën dëshiron të garojë.

- Advertisement -

Sipas tij, ky është një obligim ligjor.

“Përveç kushteve që kërkohet të plotësohen sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në nenin 9, paragrafin 2 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale kërkohet që kandidati për Kryetar të Komunës të ketë qenë për së paku 3 vite banor i komunës në të cilin ai/ajo është duke garuar për t’u zgjedhur si Kryetar i Komunës”, ka thënë Elezi për EO.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat