spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:11
HomeRajoniShqipëriaLulzim Basha: Berisha dhe Rama, bashkë pengues të…

Lulzim Basha: Berisha dhe Rama, bashkë pengues të…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lulzim Basha: Berisha dhe Rama, bashkë në pengimin e votimit elektronik

storm•/Shqipëri: Kryetari i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Sali Berishës dhe grupit të tij, duke i akuzuar ata për sabotim të betejës shumëvjeçare të demokratëve për votim dhe numërim elektronik. Basha e cilësoi këtë si një akt poshtërues që dëshmon se Berisha dhe grupi i tij veprojnë vetëm për interesa personale.

- Advertisement -
storm-rks.com
Foto: Ilustrim që Lulzim Basha i ka bashkengjitur reagimit te tij lidhur me votimin elektronik

Ai kritikoi ashpër Berishën për bashkëpunimin me Edi Ramën në disa çështje kyçe, si amnistia për të korruptuarit dhe mbyllja e listave zgjedhore. Sipas Bashës, ky bashkëpunim ka zhdukur çdo legjitimitet moral dhe politik të Berishës, duke e shndërruar atë në “patericën” e Ramës.Basha theksoi se frika nga përballja me qytetarët ka shtyrë këta dy liderë të pengojnë votimin elektronik, me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre dhe ruajtjen e pushtetit.

Sipas tij, të votosh Ramën do të thotë të mbash Berishën si pseudo-opozitë, ndërsa të votosh Berishën do të thotë të mbash Ramën në pushtet. “Shqipëria meriton më shumë”, përfundoi ai, duke kërkuar ndëshkimin e të dyve me votë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat