spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ: Deri tani, asnjë aplikim për zgjedhjet lokale

KQZ: Deri tani, asnjë aplikim për zgjedhjet lokale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më pak se 40 ditë kanë mbetur deri në përfundimin e afatit për subjektet politike për të dorëzuar zyrtarisht kandidatët me të cilët do të garojnë në nivelin lokal.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga hapja e afatit, asnjë subjekt politik nuk ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin.

- Advertisement -

Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, Elezi ka thënë se KQZ-ja ka mundësuar aplikimin online.

“Fillimisht përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org, ndërkaq partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap. Pas vërtetimit të këtij aplikimi, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Më pastaj, sipas Elezit, të gjithë kandidatët do të verifikohen nga KQZ dhe institucionet tjera, me qëllim që të vërtetohen se të njëjtit janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në mesin e institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Në nenin 30 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”. Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, thekson ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat