Një i ri nga Gjakova, i lindur në vitin 2005, ka humbur jetën si pasojë e një incidenti të rëndë që dyshohet se ka ndodhur në vendin e tij të punës. Lajmin e ka konfirmuar për storm drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
Sipas Sylës, pacienti kishte pësuar politrauma të shumta dhe ishte sjellë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore.
“Gjendja ishte jo stabile në asnjë moment. Edhe përkundër të gjitha masave të avancuara të reanimimit, pacienti ndërroi jetë në orën 00:10 minuta”, tha Syla për storm.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht. Dyshohet se i riu është rrëzuar gjatë kohës sa ishte në vendin e punës, por ky detaj pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Kosovës.
Organet hetimore kanë nisur procedurat për ndriçimin e plotë të rastit.