spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:25
HomeKosovaZgjedhjet 2025Imri Ahmeti hyn sërish në garë për Lipjanin: Po, do të kandidoj....

Imri Ahmeti hyn sërish në garë për Lipjanin: Po, do të kandidoj. Jo për pushtet, por për punë e vazhdimësi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka konfirmuar rikandidimin e tij për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke e bërë të qartë se synon një mandat tjetër për të çuar përpara projektet që, sipas tij, kanë ndryshuar rrënjësisht fytyrën e komunës.

Ahmeti u zotua se nuk do të lejojë që puna të mbetet në gjysmë dhe tha se Lipjani ka nevojë për vazhdimësi, jo për eksperimente politike.

- Advertisement -

“Lipjani është pjesë e jetës sime, e përditshmërisë dhe ëndrrave të mia,” tha ai, duke shtuar se nuk po rikandidoi për lavdi, por për t’u përkushtuar edhe më shumë.

Ai theksoi se ky rrugëtim nuk është më vetëm i tij, por i qindra qytetarëve, të rinjve dhe profesionistëve që po i bashkohen për të çuar Lipjanin edhe më përpara. Në fund, Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve: “Ecim bashkë, me besim dhe me punë, për Lipjanin që e duam.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat