Pak kohë pasi u dënua për organizim transporti me qëllim prostitucioni, reperi kontrovers Sean Combs Diddy po e pret një akuzë e re.
Mediat amerikane raportojnë se një burrë pretendon në padi se reperi e detyroi të merrte ketaminë në shtator të vitit 2020, ndërsa ishte në një takim për projektin e Biggie-t.
Burri pretendon në padi se bashkë me Diddy dhe disa të tjerë, ishin në një depo në Los Angeles, ku mbaheshin rrobat e reperit të ndjerë Notorious BIG.
Ai deklaroi se Diddy i detyroi të pranishmit të konsumonin drogë, gjë që bëri që individët të fillonin të vraponin nëpër depo.
Padia pretendon edhe detaje të tjera, siç është fakti që burri ishte vetëm në një dhomë me reperin, i cili po shikonte pornografi në telefonin e tij.
Pak më vonë, P Diddy mori një nga bluzat e vjetra të Notorious BIG dhe filloi të masturbohej para tij.
Burri pretendon se Diddy qeshi dhe dyshohet se i hodhi një bluzë të mbuluar me spermë në prehër dhe tha: “U prehsh në paqe, Biggie”, përpara se të dilte nga dhoma.
Padia pretendon gjithashtu një incident tjetër të dyshuar me Diddyn, ku burri pretendon se Diddy ia futi penisin në fytyrë në vitin 2005 dhe i tha t’ia bënte qejfin.
Në këtë drejtim, ai e padit atë për shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional dhe sulm seksual.