spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeKosovaZgjedhjet 2025Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i LVV-së edhe për një mandat në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kandidimi i sërishëm ishte kërkesë e kreut të partisë, Albin Kurtit.

Bulliqi tha se kërkesën për të kandiduar sërish ia ka bërë edhe niveli qendror por edhe niveli lokal i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

- Advertisement -

“Është kërkesa e kryeministrit Albin Kurti dhe subjektit që e përfaqësoj, pasi jam kryetar i qendrës së LVV-së në Podujevë që të vazhdohet edhe një mandat”, tha Bulliqi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se LVV-ja në Podujevë ka shumë gra e burra që sipas tij e meritojnë dhe kanë kapacitet që t’i shtyjnë proceset përpara, teksa tha se shpreson që fitoren ta marrë në rundin e parë.

- Advertisement -

“Kam vendosur që t’i hyjë kësaj gare dhe të fitojë. Shpresoj që ta kalojmë në rundin e parë dhe s’do të kemi nevojë që t’i maltretojmë qytetarët në rundin e dytë”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat