spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:11
HomeKulturëShowBizLedri befason me deklaratën kur pyetet për romancën e re të Sarës

Ledri befason me deklaratën kur pyetet për romancën e re të Sarës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ledri Vula ka zgjedhur të jetë i hapur dhe i sinqertë në një intervistë të fundit për podkastin e Alketa Vejsiut, ku për herë të parë ka komentuar lidhjen e re të ish-partneres së tij, Sara Hoxha, me Erik Fullanin.

Ndryshe nga çfarë ndodh shpesh në ndarjet publike, reperi nuk u përfshi në polemika, por tregoi maturi dhe qetësi, duke lënë pas çdo aludim për tensione apo xhelozi.

- Advertisement -

Në bisedë u prek edhe tema e bashkëprindërimit me Sarën dhe se si kjo marrëdhënie e re mund të ndikojë në rritjen e vajzës së tyre, Poem Blu.

“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është me shumë rëndësi”.

- Advertisement -

Kjo deklaratë u prit pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan për qëndrimin e tij të matur dhe të përqendruar te e mira e fëmijës. Në një kohë kur shumë ndarje publike shndërrohen në dramë, Ledri dha një shembull ndryshe, atë të respektit dhe bashkëpunimit si prindër.

Lidhja e Sarës me Erik Fullanin ka qenë një nga temat më të komentuarat në media së fundmi, ku aludimet janë të shumta, por ky është momenti i parë kur Ledri e adreson personalisht situatën.

Përmes kësaj interviste, ai tregoi se është i fokusuar te lumturia e vajzës së tij dhe se, pavarësisht ndryshimeve në jetën personale, ai është i vendosur të ruajë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të balancuar me ish-partneren për të mirën e vajzës së tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat