spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:37
HomeKosovaZgjedhjet 2025Mblidhet KQZ-ja, pritet të diskutohet për buxhetin e zgjedhjeve lokale

Mblidhet KQZ-ja, pritet të diskutohet për buxhetin e zgjedhjeve lokale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje në ambientet e zyrave të saj. Në rend dite janë parashikuar një sërë çështjesh që lidhen me përgatitjet për Zgjedhjet Lokale 2025 si dhe me funksionimin e brendshëm të institucionit.

Ndër pikat kryesore të mbledhjes është rekomandimi për formimin e një komisioni të posaçëm për shqyrtimin e kundërshtimeve për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025. Po ashtu, pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa procedura standarde që kanë të bëjnë me veprimtarinë zgjedhore dhe regjistrimin e subjekteve politike.

- Advertisement -

Në mbledhje do të trajtohen edhe çështje buxhetore, përfshirë rishikimin e buxhetit të KQZ-së për vitin 2025 dhe raporti i komisionit për tjetërsimin e pasurisë jofinanciare në kuadër të zgjedhjeve. Gjithashtu, do të ketë raportime nga këshillat për Informim Publik dhe për Personel, ndërsa një pjesë e mbledhjes i është rezervuar diskutimeve të ndryshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat