spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeKosovaZgjedhjet 2025Mes debatesh, miratohet kërkesa për ridestinim të buxhetit për zgjedhje

Mes debatesh, miratohet kërkesa për ridestinim të buxhetit për zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mes debateve, është miratuar ridestinimi i buxhetit për zgjedhje i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ky ridestinim është miratuar me 6 vota për, dy kundër dhe një abstenim.

- Advertisement -

Disa nga anëtarët e komisonit kanë akuzuar Sekretariatin se nuk ka bërë analizë të mirë dhe Qeverisë i janë kërkuar para më shumë se sa që duhet.

Anëtari i AAK-së në KQZ, Muharrem Nitaj, ka thënë se nuk kanë marrë përgjigje pozitive e as negative nga Qeveria për buxhet.

- Advertisement -

Por sipas tij edhe komisioni, projeksionin e ri buxhetor e ka bërë me shumë vonesë.

“Tani komisioni e bën një projeksion tjetër buxhetor dhe e bën me shumë vonesë. Unë nuk i kontestoj analizat e tyre për ridestinim të mjeteve në shtylla të caktuara por konsideroj që nuk ka qenë punë e realizuar siç duhet”, ka thënë ai.

Anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, ka thënë se kërkesat e tyre kanë qenë të vazhdueshme duke akuzuar sekretariatin e këtij institucioni se nuk ka bërë fare analizë.

“Fare nuk po e amnistoj kërkesën.. por me na pru me një situatë.. pse nuk keni bërë analizë… nuk është hera e parë që kemi çu fletëvotime… kemi ardhë në një situatë ku me sa pash tash vonë kreu i institucionet do të takohet e na bie informata. Analiza jonë për kërkim të buxhetit nuk ka qenë reale. Duhesh me ndërmarrë masa. Kemi ardhë në një situatë që po më duket qesharake”, ka thënë ai.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka thënë se çështjen e buxhetit e ka ngritur një muaj më herët.

“Unë çështjen e buxhetit e kam ngrit që një muaj dhe sa i përket kërkesës sonë që ja kem dërgu Qeverisë e për të cilën nuk kemi marrë asnjë përgjigje, nuk është marrë asnjë mund të na thonë se nuk kanë buxhet”, ka thënë ai. “Pse është dashtë me prit 30 ditë e me ardhë te ridestinimi i buxhetit. Kërkesa është mbi 6 milionë euro. 6 milionë euro ja keni huq në kërkesa a? Këtu duhet me dhanë përgjegjësi”, ka thënë ai.

Anëtari i VV-së, Alban Krasniqi, ka thënë se teprica apo buxheti të cilin nuk kanë mundur ta realizojnë gjatë vitit 2024 është rreth 2 milionë euro.

“Si rezultat diku 1 milionë e 735 mijë euro është shuma te mallrat e shërbime të cilat ne i kemi ndarë nga buxheti i këtij viti për shërbimet e 2024”, ka thënë ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat