spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:34
HomeKosovaZgjedhjet 2025Lëvizja Vetëvendosje garon me Abdyl Gashin në Artanë

Lëvizja Vetëvendosje garon me Abdyl Gashin në Artanë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka konfirmuar kandidaturën e Abdyl Gashit për kryetar të Komunës së Artanës.

Sipas LVV-së, “Abdyl Gashi është kandidati që përfaqëson të gjithë qytetarët, përtej dallimeve, përfshirë ato partiake”.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Në Artanë, fronti i përbashkët i shqiptarëve bashkohet në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Abdyl Gashi, kandidati ynë për kryetar, është zgjidhja ideale për komunën.

- Advertisement -

Në takimin e sotëm në Artanë, me pjesëmarrjen e strukturave drejtuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë komunë, dhe në praninë e Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama, koordinatorit të qendrave dhe deputetit Zyba, konfirmuam kandidaturën e Abdyl Gashit për kryetar të Komunës së Artanës.

Projektet e suksesshme të qeverisjes qëndrore për Artanën do t’i shumëfishojmë edhe në nivel lokal. Adresa e shqiptarëve në Artanë është Lëvizja VETËVENDOSJE!. Abdyl Gashi është kandidati që përfaqëson të gjithë qytetarët, përtej dallimeve, përfshirë ato partiake.

Na priftë e mbara!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat