spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:27
HomeKosovaZgjedhjet 2025Lladrovci i ashpër ndaj lidershipit të PDK-së: S’kam çfarë të flas me...

Lladrovci i ashpër ndaj lidershipit të PDK-së: S’kam çfarë të flas me ta

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ramiz Lladrovci tha se nuk ka kontaktuar me asnjë prej udhëheqësve të Partisë Demokratike të Kosovës pas të dielës, kur Kryesia e PDK-së vendosi për ‘rrëzimin’ e rikandidaturës së tij për kryetar të Drenasit.

Në një deklaratë për Tëvë1, kryetari aktual i Drenasit tha se “nuk ka nevojë” të flasë me drejtuesit e partisë, të cilët të dielën vendosën për nominimin e Petrit Hajdarit si kandidat të PDK-së në garën elektorale në Drenas.

- Advertisement -

“Unë nuk kam folur me kërkond dhe s’kam asnjë nevojë me fol me askënd”, tha Lladrovci.

I pyetur nëse do të rikandidojë edhe për një mandat për kreun e komunës, Lladrovci tha se këtë çështje e ka bërë të ditur në një reagim në rrjetet sociale.

- Advertisement -

“Besoj që janë të mjaftueshme ato që i keni parë në rrjetet sociale dhe ta kuptoni [a do të rikandidojë, v.j]”, tha ai.

Menjëherë pas mohimit të kandidaturës së tij për kryetar nga Partia Demokratike e Kosovës të dielën, Lladrovci paralajmëroi shpalljen e kandidaturës si i pavarur.

Në postim, ai shkroi: “Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat