Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka kandiduar Astrit Bujupajn si kandidat për kryetar të Istogut.
Për të ka shkruar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai ka thënë se ka ardhur koha që i pari i Istogut të jetë nga radhët e LVV-së.
“Lëvizja doli e para në Istog në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Tash, me Astrit Bujupajn, kandidat për kryetar, besimin tonë dhe vullnetin e qytetarëve ka ardhur koha që i pari i Istogut të jetë nga radhët e Lëvizjes”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.