Ish-finalistja e edicionit të fundit të Big Brother Vip Albania, Heidi Baci duket se nuk po arrin të përshtatet me qëndrimin e saj në Tiranë.
Pas përfundimit të spektaklit, Heidit iu dha besimi që të jetë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra” bashkë me moderatoret tjera.
Mirëpo, duket se bukuroshja e rritur në Itali, ka vemdosur të kthehet sërish atje.
Një lajm të tillë e ka dhënë gazetari i rubrikës rozë, Andi Vrapi.
Ai ka shkruar se Hedi po largohet pasi nuk mund të jetojë e vetme në Tiranë.
Kjo pjesë i vë flakë lajmeve për një ndarje me Romeon, lajm që asnjëra palë nuk e ka pranuar deri më tani, shkruan Storm.
Gazetari Vrapi ka bërë të ditur se në vend të Heidit, do të jetë Einxhel Shkira, e cila ishtë përfolur fillimisht si opinioniste e Big-ut në Kosovë.