Prej kohësh është përfolur për një ftohje në marrëdhënien mes aktores së njohur Teuta Krasniqi dhe partnerit të saj, Adonis Morina.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike në lidhje me këtë çështje, veprimet e fundit në rrjetet sociale duket se kanë shtuar dyshimet e fansave.
Pas rikthimit të Adonisit në rrjete sociale, vërehet se ai dhe Teuta nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që shumë ndjekës e kanë interpretuar si shenjë ndarjeje.
Adonis Morina është parë gjatë verës në festivalin Sunny Hill, ku ishte i vetëm dhe në shoqërinë e miqve të tij, pa praninë e Teutës.
Kjo ka shtuar më tej zërat për një krisje të mundshme mes çiftit.
Ndërkohë, Teuta Krasniqi ditë më parë ka publikuar pamje nga festa e ditëlindjes së vajzës së tyre, mirëpo ajo që ra në sy ishte mosprania e Adonisit.