spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:54
HomeKosovaNuk kalon propozimi për importim të veturave më të vjetra se 10...

Nuk kalon propozimi për importim të veturave më të vjetra se 10 vjet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas dështimit të votimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej 80 deputetëve në seancë e sotme të Kuvendit të Kosovës, as propozimi që të lejohet importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet në Kosovë nuk mori mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ky propozim u paraqit para kuvendarëve nga deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku. Ai tha se ky ndryshim në ligjin për automjetet është i nevojshëm për t’ua lehtësuar familjeve me ekonomi më të dobët blerjen e veturave, pasi sipas tij, jo të gjitha familjet kanë mundësi të blejnë vetura të reja.

- Advertisement -

Megjithatë, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ftoi deputetët që ta kundërshtojnë votimin e këtij plotësim/ndryshimi të ligjit, duke e quajtur propozimin e Lushtakut si joprofesional. Ajo njëherësh theksoi se Ministria e Mjedisit është duke punuar për ndryshimet profesionale në këtë ligj dhe se deputetët duhet të presin ato ndryshime.

Në fund thirrja e deputetes Pacolli pati efekt, pasi 52 deputetë të mazhorancës votuan kundër, derisa vetëm nëntë deputetë votuan për.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat