spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
15:42
HomeEkonomiMI nënshkruan dy kontrata prej rreth 18 milionë € për zgjerimin e...

MI nënshkruan dy kontrata prej rreth 18 milionë € për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë dy kontrata milionëshe për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq, saktësisht për Lot 1 dhe Lot 2 të cilat ishin kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Në total, vlera e kontratave për të dy lotet sillet rreth 18 milionë euro.

Për pjesën e parë të këtij tenderi, kanë ofertuar 25 kompani. Oferta më e ulët ka qenë 8 milionë e 555 mijë euro, teksa më e larta 10 milionë e 596 mijë e 119 euro.

- Advertisement -

Fitues është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “Benita Company; Asfalt Group SH.P.K; Arfa Group SH.P.K; Fortesa SH.P.K; Saba Belca”.

- Advertisement -

25 kompani kanë ofertuar edhe për pjesën e dytë të këtij tenderi. 9 milionë e 244 mijë e 309 euro ka qenë oferta më e ulët, teksa 11 milionë e 892 mijë e 274 euro.

Këtë tender e ka fituar grupi i operatorëve ekonomik “Kosova Asfalt SH.P.K; EL-BAU SH.P.K; Gërlica-Company SH.P.K; Avag Group SH.P.K; Asfalt Corp. SH.P.K; Udha SH.P.K”, me çmimin e parë.

Të dy kontratat janë planifikuar të nënshkruhen sot.

Ndërkohë, kontratat për Lot 3 dhe Lot 4 janë dhënë dhe nënshkruar në korrik të këtij viti.

Për Lotin 3, vlera e kontratës është 10 milionë e 620 mijë e 889 euro, teksa tender i është dhënë grupit të operatorëve ekonomik “JOOS&KRASNIQI – BAZE SH.P.K; ILEA – GR SH.P.K; Albavia sh.p.k; BERISHA COM SH.P.K”.

Ndërkohë, kontrata në vlerë prej 8 milionë e 843 mijë e 292 euro për Lot 4,  i është dhënë konsorciumit “Lika Trade SH.P.K; Lika Company SH.P.K”.

Tenderi për zgjerimin e kësaj rruge ishte hapur në korrik të vitit të kaluar. Vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 45 milionë e 690 mijë euro. /Reporteri

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat