Një person ka humbur jetën dhe një tjerë ka pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti sot rreth orës 13:40, në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë Sheremet Elezaj, i cili ka thënë në aksident është përfshirë një motoçikletë.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.



