spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
21:21
HomeKulturëShowBizIsh-partnerët nisin kunjat ndaj njëri-tjetrit

Ish-partnerët nisin kunjat ndaj njëri-tjetrit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kanë mjaftuar dy postime, që rrjetet sociale të ndezen sërish.

Gjithçka nisi me një postim të Joz Markut në “Instagram Story”, ku ndau një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem” dhe e shoqëroi me një mbishkrim që menjëherë tërhoqi vëmendjen.

- Advertisement -

“Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen”.

- Advertisement -

Ky mesazh, i interpretuar si një kunjë i drejtpërdrejtë ndaj ish-partneres së tij, vjen dy ditë pasi Loredana deklaroi se Jozi ishte partneri i saj i vetëm që ka pasur këtë vit.

Dhe përgjigjja e Loredanës nuk vonoi!

Loredana publikoi një foto të re, dhe mbishkrimi në foto u pa si një përgjigje e qartë ndaj Jozit.

“Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës”.

Ky reagim i saj u interpretua menjëherë si një “thumb” i qartë ndaj Jozit dhe partneres së tij aktuale, për të cilën ai kishte pranuar publikisht muaj më parë se është një vajzë jo fytyrë publike.

Loredana dhe Jozi u bënë të njohur për publikun gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Albania, mirëpo pas përfundimit të spektaklit, të dy konfirmuan se kishin marrë rrugë të ndara nga njëri-tjetri.

Megjithatë, fansat kanë vazhduar të ndjekin çdo veprim të tyre në rrjete sociale, shpesh duke i lidhur postimet e tyre si “shenja” të fshehta komunikimi apo thumba reciproke.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat