Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën që do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese.
Ai pritet të lërë ambientet e paraburgimit të Durrësit rreth orës 08:30 minuta, për tu paraqitur në orën 09:30 minuta në Kushtetuese.
Veliaj kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiaku i Tiranës nga Këshilli i Ministrave.
Ky hap i tij bllokoi automatikisht zgjedhjet e parakohshme për kryeqytetin që do të mbahen në datën 9 nëntor, deri në vendimin e Gjykatës.
Seanca e sotme do të jetë e hapur për publikun dhe do të transmetohet në kohë reale.



 
                                    