spot_img
E premte, 31 Tetor, 2025
22:14
HomeKosovaDrejtësiaHedhja e gazit lotsjellës, Sveçla dhe dy deputetë të LVV-së dalin para...

Hedhja e gazit lotsjellës, Sveçla dhe dy deputetë të LVV-së dalin para gjykatës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Duke filluar nga ora 10:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi.

Ata bashkë me ish-deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drita Millaku, akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës.

- Advertisement -

Lidhur me këtë Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 shtator 2025 ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë.

Kjo urdhëresë është lëshuar pasi Sveçla, Zyba dhe Pacolli-Dalipi munguan në seancën e 16 shtatorit 2025.

- Advertisement -

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat