spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:45
HomeKosovaAktakuzë ndaj dy personave për krime lufte në Kosovë

Aktakuzë ndaj dy personave për krime lufte në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve S.S dhe M.S., të cilët i ngarkon për krime lufte kundër popullatës civile.

Në njoftim thuhet se sipas aktakuzës për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje e në bashkëkryerje kanë kryer veprat Penale: vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile.

- Advertisement -

“Me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, njofton PKRS.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat