spot_img
E hënë, 3 Nëntor, 2025
15:06
HomeKulturëShowBizU përmend shumë si opinioniste e BBVIP 4, reagon për herë të...

U përmend shumë si opinioniste e BBVIP 4, reagon për herë të parë Dalina Buzi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas disa javësh të shoqëruara me lajme, aludime dhe zëra në media, Dalina Buzi ka vendosur të flasë për herë të parë lidhur me përmendjen e saj si opinioniste në edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”.

Në një reagim publik, ajo mohoi lajmet se do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve, duke sqaruar se nuk do të angazhohet në këtë sezon.

- Advertisement -

Megjithatë, Dalina konfirmoi një detaj të rëndësishëm: këtë vit, produksioni po investon fuqishëm për ta ngritur cilësinë e transmetimit në çdo aspekt.

Sipas saj, “Big Brother VIP Kosova” pritet të vijë me një kast shumë të fortë dhe me standarde të reja që synojnë të ngrejnë nivelin e formatit në të gjitha dimensionet – nga përmbajtja, teknologjia, e deri te përvoja televizive për publikun.

- Advertisement -

Ajo i ka uruar sukses Olsës dhe Alaudinit në këtë projekt që e ka quajtur të madh dhe sfidues, ndërsa burime brenda produksionit tregojnë se sezoni i ri i BBVK pritet të nisë shumë shpejt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat