SPAK raportohet se i ka dërguar një fletëthirrje Sali Berishës për ngjarjen e 21 janarit.
Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00.
Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën e Berishës.
Raportohet se Berisha është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Më herët për 21 Janarin u paraqit në SPAK Lulzim Basha, i cili ishte Ministri i Brendshëm në detyrë në 21 janar 2011.



