spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
04:21
HomeRajoniShqipëriaBerisha injoron thirrjen e SPAK, vjen reagimi nga kjo e fundit

Berisha injoron thirrjen e SPAK, vjen reagimi nga kjo e fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas pretendimit të Sali Berishës dhe sipas prokurorisë, dy urdhër-thirrje i janë dërguar ish-kryeministrit përmes shërbimit të postës.

Sipas SPAK në të dyja herët fletëthirrja është refuzuar të merret në dorëzim si nga rojet e banesës ashtu edhe nga stafi politik i tij në PD.

- Advertisement -

Kërkesa e mbërritur nga SPAK në Kuvend nuk është pranuar të merret as nga grupi parlamentari i Partisë Demokratike.

“Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).
Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:
“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.
Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:
sali.berisha@parlament.al, më datë 10.11.2025.
Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi”.

- Advertisement -

SPAK ka paralajmëruar se do të vijojë procedurat ligjore të njoftimit të Berishës ku ekspertet pasashikojnë se hapi i radhës i prokurorisë së posaçme do të jetë njoftimi i ish kryeministrit nëpërmjet Policisë gjyqësore.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat