spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
20:36
HomeKulturëShowBizDetaje të reja nga vdekja e Shpatit: Pësoi atak në koncert, kolegët...

Detaje të reja nga vdekja e Shpatit: Pësoi atak në koncert, kolegët reagojnë me dhimbje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Familjarët e këngëtarit Shpat Kasapi, e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e tij.

Lajmi është konfirmuar përmes një shkrimi në emisionin e mëngjesit në Alsat, 9me11.

- Advertisement -

Po ashtu, familjarët kanë bërë të ditur se Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje.

Mediat gjithashtu kanë raportuar se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë.

- Advertisement -

Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

Ndërkohë, reagimet nga kolegët kanë qenë të shumta.

Ata kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e këngëtarit.

Olti Curri ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Instagram, lidhur me lajmin e hidhur për vdekjen para kohe të këngëtarit të njohur shqiptar.

“Kishim shumë pa u takuar dhe pak kohë më parë u shfaqe surprizë në tavolinë tek lokali i kushërirës tënde në Tiranë. Nuk foli asnjë sepse ti vetëm tregoje histori dhe qeshnim me lot, mirësia jote mbështillte çdo njeri që takoje si një përqafim. Shpat i mirë, qielli duhej të priste, ti kishe shumë rrugë përpara, ishte e padrejtë. Zoti të pastë kujdes atje lart!”, shkroi Curri në Instagram.

“Dhimbje e thellë humbja e mikut tim, kolegut tim të dashur e shpirtbardhë, Shpat Kasapi! Ngushëllime familjes! Qoftë i parajsës!”, ka shkruar Rovena Stefa.

⁠”Lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit… me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera,” shkroi moderatorja Arbana Osmani.

“O Shpati bre … nuk dua ta besoj. U zgjova me lajmin më të trishtë dhe më të këputë shpirtin. Fëmijëria jonë dhe kujtimet tona sot dhembjin edhe më shumë. Do të më mungosh përgjithmonë, vëlla. Prehu në paqe. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë dhimbje”, ka shkruar këngëtarja Big Mama.

Vdekja e tij, e ka tronditur këngëtaren e njohur, Gili e cila përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllimet për familjen.

“Pusho i qetë në paqe o shpirti i bardhë’’.

Këngëtarja Vesa Luma është shprehur e mërzitur për vdekjen e artistit të njohur Shpat Kasapit.

“Na trishtove shumë Shpat…ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur, një djalë fisnik e plotë jetë,ashtu siq i kishe dhe këngët që rriten këtë brez. Dritë pastë shpirti yt,ngushëllime familjes miqëve dhe kolegëve”.

Big Basta u shpreh: “Nuk i besoj ende këtij lajmi të rëndë të gjithë kolegët e dimë çfarë djali i mrekullueshëm ke qenë! Nuk i bënte nona 2 si ti! I sjellshëm dhe zemër të madhe, kurrë nuk dëgjuam diçka të keqe nga ti për askënd”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat