HomeKulturëNjë pikturë e Jezu Krishtit shitet për 2,94 milionë euro

Një pikturë e Jezu Krishtit shitet për 2,94 milionë euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një pikturë e Jezu Krishtit nga mjeshtri flamand, Peter Paul Rubens, e cila mendohej e humbur prej shekujsh, u shit 2,94 milionë euro (3,41 milionë dollarë) në një ankand në Francë, tha organizatori i ankandit Jean-Pierre Osenat.

”Piktura, e cila pritej të shitej për një çmim midis 1-2 milionë eurove, u zbulua së fundmi në një rezidencë në Paris, pasi ishte fshehur prej shekujsh”, tha Osenat, duke e përshkruar veprën si një “kryevepër”.

- Advertisement -

Mjeshtri më i famshëm barok i Evropës pikturoi “Krishtin në kryq” në fillim të shekullit XVII, sipas Osenat.

Vepra ka përmasa 73,5X105,5 centimetra.

- Advertisement -

Sipas medias franceze, piktura mendohej e humbur që nga viti 1613 dhe u gjet në vitin 2024 në një pronë që organizatori i ankandit po përgatitej ta shiste.

Rubens u lind në Siegen në shtetin gjerman të North Rhine-Westphalia në vitin 1577 nga refugjatë holandezë të luftës dhe u rrit në Këln përpara se familja e tij të kthehej në Antwerp.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat