spot_img
E martë, 16 Dhjetor, 2025
23:28
HomeKosovaHeqja e masave nga BE mbetet ende e paqartë

Heqja e masave nga BE mbetet ende e paqartë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ndërsa u arrit deri te transferimi i qetë i pushtetit, i cili ishte kusht kyç për nisjen e procesit të heqjes së masave, Bashkimi Evropian vazhdon të hezitojë të përkushtohet ndaj një afati kohor se kur eventualisht mund të ndodhë heqja e tyre.

Një nga formulimet më të fundit që figuron në draftin e konkluzave thotë se: “Duke marrë parasysh transferimin e rregullt të qeverisjes vendore në katër komunat veriore, Këshilli rikujton konkluzat e tij nga viti i kaluar dhe mirëpret heqjen e masave të mbetura”, raporton televizioni publik.

- Advertisement -

Gjuha, gjithsesi, është më pozitive sesa në versionet e mëhershme. Ajo që dihet, por nuk thuhet publikisht, është se ende po hezitohet që masat të hiqen para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

E panjohura e dytë lidhet me faktin nëse masat do të hiqen plotësisht apo gradualisht. Për momentin, sipas asaj që merret vesh, Komisioni Evropian po përgatitet të heqë gjysmën e masave të mbetura.

- Advertisement -

Ende nuk është arritur pajtimi për tekstin e konkluzave mes vendeve anëtare, ndonëse janë zhvilluar disa takime gjatë javës së kaluar.

Sidoqoftë, teksti final, i cili përfshin edhe kapitullin kushtuar Kosovës, pritet të miratohet në takimin e së martës të ministrave për Evropën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat