spot_img
E martë, 16 Dhjetor, 2025
16:22
HomeKulturëAkademik Nazim Gruda zgjidhet kryeredaktor i Enciklopedisë së Shkencës së Perimeve

Akademik Nazim Gruda zgjidhet kryeredaktor i Enciklopedisë së Shkencës së Perimeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Akademiku Nazim Gruda është zgjedhur kryeredaktor i Enciklopedisë së Shkencës së Perimeve, një nga publikimet më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e bujqësisë, botuar nga shtëpia botuese globale Elsevier.

Enciklopedia e Shkencës së Perimeve përmbledh kërkimet më të fundit shkencore, praktikat inovative dhe trendet globale, duke shërbyer si një burim i rëndësishëm për studentë, studiues dhe profesionistë të fushës. Ajo trajton një gamë të gjerë temash, përfshirë botanikën, gjenetikën, praktikat e kultivimit të qëndrueshëm, menaxhimin e dëmtuesve, trajtimin pas korrjes dhe përfitimet ushqyese të perimeve.

- Advertisement -

Publikimi ofron një perspektivë globale mbi kërkimin dhe prodhimin e perimeve, duke pasqyruar përparimet më të reja në teknologjitë bujqësore, menaxhimin e dëmtuesve dhe proceset pas korrjes. Po ashtu, ai adreson sfida aktuale si ndikimi i ndryshimeve klimatike në kultivimin e perimeve dhe nevoja në rritje për praktika bujqësore të qëndrueshme, si dhe eksploron trendet në bujqësinë urbane dhe potencialin e varieteteve të reja për të përmirësuar sigurinë ushqimore dhe mjedisin.

Akad. Nazim Gruda është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe një figurë e njohur në fushën e shkencave bujqësore. Ai mban gjithashtu rolin e redaktorit të fushës së Bujqësisë për “Enciklopedinë Shqiptare”, një nga tre projektet madhore të Akademisë së Shkencave.

- Advertisement -

Zgjedhja e tij si kryeredaktor nga Elsevier vlerësohet si një arritje e rëndësishme për shkencën shqiptare dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në rritjen e përfaqësimit të studiuesve shqiptarë në botimet shkencore ndërkombëtare. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat