spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
16:03
HomeSiguriaPoliciaTragjedi në Junik: Një grua e vdekur, një tjetër pa vetëdije në...

Tragjedi në Junik: Një grua e vdekur, një tjetër pa vetëdije në një shtëpi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Junik, në një shtëpi, janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara kosovare, ku njëra prej tyre ka qenë pa shenja jete.

Tjetra, njofton policia, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë.

- Advertisement -

“Junik / 17.12.2025 – 15:30. Raportohet se në një shtëpi janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara kosovare. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat