spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
20:08
HomeKulturëXhanfise Keko, regjisorja që bëri histori me filmat për fëmijë

Xhanfise Keko, regjisorja që bëri histori me filmat për fëmijë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

18 vjet më parë u nda nga jeta regjisorja aq e dashur për publikun, Xhanfise Keko.

E njohur si regjisorja që ngriti në një nivel të lartë filmin për fëmijë, Xhanfise Keko u nderua dhe vlerësua jo vetëm nga spektatori. Ajo mban titullin “Nderi i Kombit” dhe mbetet një emër i paharruar i kinematografisë shqiptare dhe një zë i rrallë me ndjeshmëri artistike.

- Advertisement -

Xhanfise Çipi Keko lindi më 27 janar të 1928, në Gjirokastër. I kreu studimet në Moskë për montazh kinomatografik. Një suport në karrierën e saj ishte edhe bashkëshorti, regjisori dokumentarist Endri Keko.

Pionierja e filmit shqiptar për fëmijë e nisi rrugëtimin e saj artistik që në vitin 1952, si montazhiere dhe dokumentariste. Në karrierën e saj, realizoi 12 filma artistike të metrazhit të gjatë të cilët u vlerësuan edhe jashtë vendit. Filmat e saj nuk ishin thjesht histori në ekran, por edhe mësime njerëzore dhe kujtime që vijojnë të jetojnë me publikun.

- Advertisement -

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në këtë përvjetor të humbjes së saj, u shpreh se, Xhanfisja i dha fëmijërisë sonë fytyrë, zë dhe ëndërr, duke e parë botën me sy të pastër e zemër të madhe. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat