spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
21:40
HomeKulturëShowBizTronditëse: Shemi, solisti i grupit “Ilirët”, gjendet i vdekur

Tronditëse: Shemi, solisti i grupit “Ilirët”, gjendet i vdekur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shemsi Krasniqi, solisti i grupit të rock-folk-ut vendor “Ilirët”, i njohur më shumë si Shemi, ka vdekur në moshën 64-vjeçare.

Sipas raportimeve, ai rreth orës 15:00 u gjet i vdekur në banesën e tij, pas një sulmi në zemër.

- Advertisement -

Vdekjen e tij e ka konfirmuar një ekip i Emergjencës.

Shemi ishte pjesë e grupit “Ilirët” që u formua më 1981. Po atë vit grupi solli këngën e parë të tituluar “Merita”.

- Advertisement -

“Ilirët” me Shemin në mikrofon ishin një prej grupeve muzikore më aktive gjatë viteve ’80 dhe ’90.

Shemi njihet edhe për këngën “Rini Thuaja Këngës”, me të cilën grupi mori pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 13, në vitin 2014.

Në vitin 2012, “Ilirët” publikuan albumin “Moj Kosovë”.

Kënga “Qaj Mirvete” erdhi më pas, duke u bërë gjithashtu një prej më të dëgjuarave.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat