spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
12:39
HomeKulturëShowBizEdhe një prind kundër lidhjes brenda BBVip Kosova, kërkon largimin e banores

Edhe një prind kundër lidhjes brenda BBVip Kosova, kërkon largimin e banores

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbrëmjen e djeshme Benitës i erdhi në vizitë nëna e saj.

Megjithëse në fillim u kuptua se vizita kishte të bënte me dhënien e përkrahjes ndaj Benitës, e cila ditëve të fundit nuk ka qenë fare mirë, diskutimi mori një kahje krejt tjetër.

- Advertisement -

Në fillim i kërkoi që të mos krijoj lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme, duke aluduar në pëlqimin që Benita kishte për Toney-n.

“Lidhje me askënd, jashtë po, brenda assesi. Ajo loja që e ke bërë, nuk na ka pëlqyer”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Për Toneyn ajo u shpreh se është djalë i mirë, por nuk do që vajza e saj të lidhet me të brenda shtëpisë.

“Ai djalë i mirë është. Por, kjo ka hyrë vetë dhe vetë do të dalë”, ka thënë ajo.

E në ndërkohë, i kërkoi që ta lë shtëpinë.

“Gjendjen e kam shumë keq. Nuk po ta imponojë”, është shprehur nëna e Benitës.

Ndërkaq, Benita ka thënë se e njeh nënën e saj dhe ajo është në gjendje të mirë, prandaj dëshiron që ta vazhdojë rrugëtimin.

Mirëpo, vajza ka refuzuar të largohet nga shtëpia, sepse sipas saj, nëna është mirë, po nuk i ka pëlqyer loja e saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat