Një veturë është aksidentuar në një segment të autostradës “Ibrahim Rugova” sot në mesditë. Për pasojë, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, tha Krasniqi.



