spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
22:07
HomeKulturëShowBizKëngëtarit nga Kosova i vidhet makina në Maqedoni, publikon videon e vjedhjes

Këngëtarit nga Kosova i vidhet makina në Maqedoni, publikon videon e vjedhjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këngëtari i njohur, Adri Rogaqi, ka ndarë me ndjekësit një lajm mjaft shqetësues mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka rënë pre e një vjedhjeje, ku i është marrë vetura e tij e tipit Audi në rrethana mjaft të guximshme.

- Advertisement -

Sipas detajeve që ka ndarë vetë Adri, ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45 (referuar pamjeve të kamerave të sigurisë).

Vjedhja ka ndodhur në fshatin Zhelinë, konkretisht në rrugën e vjetër, ku hajdutët kanë arritur të marrin mjetin dhe të largohen me shpejtësi në errësirë.

- Advertisement -

Përveç fotografive të makinës, Adri ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin e vjedhjes.

Ai u ka bërë një thirrje publike të gjithë ndjekësve të tij, me fokus të veçantë te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që të jenë me “sy hapur” dhe ta lajmërojnë nëse shohin makinën e tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat