spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
16:10
HomeKulturëShowBizGjendet vetura që iu vodh çiftit të njohur, kujt i hodhi thumba...

Gjendet vetura që iu vodh çiftit të njohur, kujt i hodhi thumba këngëtari?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu.

Gjithçka nisi parmbrëmë në Zhelinë, kur vetura e tyre luksoze e tipit “Audi” u vodh. Por, pas një kalvari që zgjati plot 24 orë kërkimesh intensive, kjo histori ka marrë fundin e lumtur.

- Advertisement -

Adri ka konfirmuar gjithçka përmes një fotoje ku shfaqet i qeshur pranë makinës së tij të zezë, ndërsa ka shprehur mirënjohjen maksimale për njësitin policor që bëri të mundur zgjidhjen e ngjarjes.

“Më në fund pas shumë kërkimeve të njësitit intervenues (ALFA), gjindet vetura. Një falënderim për të gjithë ata që na ndihmuan dhe na përkrahën moralisht,” – ka shkruar ai.

- Advertisement -


Por mesa duket, këto 24 orë të vështira i kanë shërbyer Adrit për të kuptuar më shumë rreth rrethit të tij shoqëror.

Përtej gëzimit për gjetjen e veturës, ai ka lëshuar një “shigjetë” të fortë publike për ata që e braktisën në momentin e vështirë.

“U rrëzova dhe pashë kush ishte vërtet pranë… emri yt mungonte”, shkroi këngëtari në Instagram.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat