spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
03:55
HomeKulturëShowBizShtatë vjet pa u takuar, djal i Violetë Kukaj, refuzon takimin me...

Shtatë vjet pa u takuar, djal i Violetë Kukaj, refuzon takimin me babain

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas mbi shtatë vitesh moskomunikim, në Big Brother Vip Albania 5, është paraqitur babai i Malit, ish-bashkëshorti i këngëtares Violeta Kukaj.

Babai rrëfeu se është i lënduar nga mostakimi, derisa tregoi se ishte ndarë nga Violeta pasi dyshja nuk kishte funksionuar.

- Advertisement -

“Mali është ma i bukuri, ma i miri, llokum. Kemi 7 vite e tre muaj që nuk jemi parë e takuar. Ka qenë periudhë shumë e vështirë. Unë me bashkëshorten time jemi ndarë dhe fëmijët kanë qenë të prekur. Ka pasur ditë që më takonin, më flisnin, por një ditë nuk erdhën as të më takonin e as të më flisnin. Mali nuk ka asnjë arsye që mua të mos më takojë; e kam mbajtur si pëllumbin, edhe unë edhe gjyshja. Qajmë për të natë e ditë. Ai e ka hallin e nënës së vet. Violeta ka shtatë vëllezër dhe unë kam raporte shumë të mira me ta, edhe nëna m’i marrin në telefon. Edhe me Njomzën edhe me Anisin, edhe ajo jeton në Gjermani dhe u uroj jetë të gjatë Njomzës dhe djalit të saj që bën një vjeç”.

Nga ana tjetër, kur Ledioni pyeti Malin se pse nuk e kishte përmendur ai tha:

- Advertisement -

“Nuk është e vështirë, po zgjedh mos të përmend, jo se kemi hequr përpara unë, nëna, motra dhe vëllai. Shumë pata qejf prej nënës ose motrës; shans të dytë i jepet njerëzve që gabojnë dhe mësojnë nga gabimet, jo atyre që vetëm gabojnë dhe nuk të lënë të ecësh përpara. Unë i uroj të gjitha të mirat në jetë, por kur të vijë dita do e takojë ku nuk ka kamera”.

Me gjithë përpjekjet e Ledionit, por edhe thirrjeve të publikut për një takim, Mali e refuzoi dhe tha se dëshiron që takimi të ndodh jashtë kamerave.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat