Ndryshe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila gjatë ditës së zgjedhjeve pati dy dalje publike, Bedri Hamza (PDK) dhe Lumir Abdixhiku (LDK) u fokusuan kryesisht te thirrjet e mëngjesit për pjesëmarrje dhe votim, pa dhënë vlerësime publike për “exit-poll”-et apo projeksionet e rezultateve.
Ramush Haradinaj, fillimisht deklaroi se procesi po shkon mirë dhe shprehu shqetësim për ndërprerjet e energjisë elektrike, ndërsa më pas komentoi edhe rezultatet preliminare duke thënë se për AAK-në është konfirmuar rreth 8% – afërsisht 9 mandate.
Ndërkohë, KQZ njoftoi se në shumë vendvotime ka nisur numërimi dhe se rezultatet preliminare priten gjatë mbrëmjes.



